Një dashuri me epiqendër pushtetin

Postuar në 29 Nëntor, 2019 22:28

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot nga Lezha se sfida e përballimit të tërmetit duhet kaluar bashkarisht. Me bashkarisht zoti Rama ka parasysh beniaminin e tij në Partinë Demokratike, Lulzim Basha, një video të të cilit e shpërndau dje përmes rrjeteve sociale. 

Atë që z. Rama nuk e thotë me gojë ka lënë ta thotë rekuizita e tij e kësaj parade postsizmike, më qartë xhupi i tij kuqezi. 

Zoti kryeministër po kujdeset që të luajë teatrin e bariut të shqiptarëve ndërkohë që po shfrytëzon momentin për të riaktualizuar tezat e tij të dashura të bashkqeverisjes me PD-në. 

Pak shqiptarëve, shumë pak shqiptarëve u intereson sot sesa e bashkuar është qeveria me opozitën, sepse më shumë intereson mjerimi i një shteti që u mbulua me ndihma edhe në një situatë si kjo e tërmetit. 

Shumë pakëve u intereson sesi do të shkojnë marrëdhëniet politike mes këtyre të dyve tani që u kuptua se jemi jetimë në një vend që është vjedhur vazhdimisht. 

Gjithçka mund të ndodhë, por vështirë, në mos e pamundur të ndodhë që ne të harrojmë apo të bëjmë sikur nuk kuptojmë se kush është kryeministri që na qeveris, se çfarë qeverie ëhtë kjo dhe se çfarë zullumesh i ka bërë këtij vendi. 

Teknika bajate e Edi Ramës të çmonilizuar verbalisht me mediat dhe opozitën si e si për të çmobilizuar mediat dhe politikën në kundërveprimin  ndaj kësaj qeverie, po kërkon te tërmeti mastiçin e fundit për gënjeshtrën e ndryshimit. Ky i ashqtuquajtur ndryshim është fasada e dikujt që ndjen se ka ca hesape për të larë dhe po ndërron lëkurën, sjelljen, gjestet, por në VKM dhe në firma është po ai. Sepse këto janë ato që vlejnë, firmat, tenderat, vendimet, jo aktrimi i dobët i këtij kapediani me kokëposhtë që i përçmon të dobëtit duke i vlerësuar kur i duhen.

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.