A ka shkelur Kushtetutën Presidenti? Parlamenti kërkon opinion nga Komisioni i Venencias

Postuar në 15 Korrik, 2019 16:24

Parlamenti i Shqipërisë do të kërkojë ekspertizë të huaj për të hetuar nëse Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me dekretin e anullimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është bërë sot prezantimi i planit paraprak të hetimit paraprak, ku përveç thirrjes së Presidentit në Komision Hetimor si detyrim ligjor është miratuar dhe propozimi i ekspertëve vendas dhe të huaj si dhe marrja e një opinioni nga Komisioni Venecias.

Teatri i këtij komisioni ka vazhduar më tej kur deputetët kanë propozuar që në punën e tij komisioni do të “zbatojë rregullat për informacionin sekret shtetëror dhe secili nga anëtarët do të jetë i pajisur me certifikatë sigurie”.

Palaçollëku nuk ka fund kur nga njëra anë kemi një qeveri, një Komision Qendror të Zgjedhjeve dhe një shumicë parlamentare që ka miratuar një rezolutë për aktet e Presidentit, kurse nga ana tjetër, komisione parlamentare si ky në fjalë kërkojnë opinion nga Komisioni i Venecias. Është e paqartë se për çfarë do të kërkohet opinioni: për faktin nëse Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ka ushtruar kompetenca që nuk I ka, apo që ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Nuk jemi para një rasti budallallëku, por shejtan budallallëku, sepse me shpresën se Komisioni i Venecias do të japë përgjigjen që pritet, akti i Gjykatës Kushtetuese që do të shqyrtojë në fund vendimin e Parlamentit, mbetet formalitet. Sepse cilët gjykatës do të dalin kundër këtij Komisioni?

Pyetja thelbësore këtu mbetet: ka ndonjë gjë për të cilën Shqipëria nuk pyet të huajt? Nëse jo, cili është kuptimi i ekzistencës së këtij shteti që u katandis të drejtohet dhe menaxhohet nga banditë, injorantë dhe karagjozë që nuk kanë shok në faqe të dheut?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.