Incident diplomatik me padinë ndaj "Bild", Fuga ngatërron gazetarin Tiede me Mathew Palmer

Postuar në 18 Qershor, 2019 14:04

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama parlajmëroi padi penale në Gjermani për gazetarin e gazetës “Bild”, Peter Tiede. Por edhe me këtë çështje ka ndodhur një incident.

Endri Fuga që është ngarkuar për t’u marrë me hollësitë e padisë ka ngatërruar gazetarin Tiede  me zv.ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matheë Palmer, fotografinë e të cilit e ka vendosur në aktpadinë përkatëse.

Gabimi është konstatuar nga ambasada jonë në Berlin që ka marrë rolin e ndërmjetësit në këtë process e cila ka komunikuar me Fugën. Sipas burime të “Të Kripura”, incidenti në fjalë i ka shkuar në vesh edhe kryeministrit që siç thuhet ka ndëshkuar drejtorin e Komunikimit me dy javë heqjen e të drejtës së zyrës. Për këtë arsye që nga sot, z. Fuga ushtron detyrën e vet sa nga një zyrë në tjetrën, ose nga baret afër kryeministrisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.