Shqipja shkencore e Ministrisë së Arsimit
Nuk ka dyshim që ministrat e aq më tepër ata të qeverisë Rama punojnë ditë e natë për progresin, emancimin kulturor dhe atë shkencor. Madje vetë kryeministri është marrë personalisht me Reformën në Akademinë e Shkencave.
Çrëndësi ka nëse është zvarritur apo si çdo gjë që tjeter që shpallet prioritet kombëtar në fund del prodhim publiçitar. Këtë të premte Ministria e Arsimit ka shpërndarë një njoftim për përfshirjen dhe angazhimin e ministres Shahini në këtë proces, duke e përmbledhur kontributin e saj në këtë fjali;
Ka kaluar shumë kohë qëkur ka filluar debati për reformën dhe sot duhet të shohim frytet e saj!”, citon ajo, teksa nënvizon faktin se MASR ka facilituar procesin e hartimit të një projektligji të ri, i cili do të mundësojë modernizimin e Akademisë duke themeluar një grup pune me anëtarë të Akademisë.”
Pra ministrja e Arsimit sipas qeverisë po “faciliton” reformën në Akademinë e Shkencave. Ndoshta për publikun e gjerë kjo frazë është përtej mundësive të saj intelektuale, pasi është një shqipe ekstraqeveritare aq më tepër kur bëhet fjalë për Ministrinë e Arsimit. Një gjë është e sigurtë, me këto “facilitete” ose lehtësira në shqipen e rëndomtë, suksesi i reformës në Akademinë e Shkencave është i garantuar.
Add new comment