Ballkani Perëndimor, pa dogana për mbetjet urbane. Kosova ja sjell Shqipërisë, kjo e fundit ja çon Kroacisë
Abc News raporton sot për situatën e ndotur të liqenit të Fierzës në Kukës si pasojë e prurjeve të lumenjve, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi që sjellin me vete mbetjet urbane nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Pamjet e transmetuara flasin qartë dhe duke patur parasysh se për mbetjet e Shqipërisë që derdhen në detin Adriatik është ankuar shpesh Kroacia, atëherë mund të kuptohet mirë se të paktën në një pikë unifikimi doganor është arritur në Ballkanin Perëndimor.
Add new comment