Asistent padish!
Lulzim Bashën e kemi parë të ngrejë zërin, të kërcënojë oligarkët, t’u thotë njerëzve të grisin teserat e LSI-së apo t’u shpojnë gomat pushtetarëve.
Personazhi që kishte objektiv shpalljen e Republikës së Re po bën rolin e opozitarit të thekur, duke denoncuar një e dy afera të qeverisë, por si gjithmonë ka mbetur te fjalët.
Kështu bëri edhe me çështjen e Teatrit ku paralajmëroi padi për arkitektin Bjarke Ingels, por që nuk u bë asnjë herë dhe u tha sa për të kaluar radhën. Basha u pyet pse PD nuk ka bërë padi për projektin e Unazës së Madhe dhe dha përgjigjen se PD ka bërë asistent-avokatin e banorëve.
“Partia Demokratike ka ndihmuar. Kërkesa e banorëve ka qenë që Partia demokratike t’i ndihmonte në padinë që ata kanë çuar në Prokurori. Pra ka një padi në Prokurori dhe padyshim që Partia Demokratike me ekspertët e saj kanë ndihmuar banorët në këtë padi. Por Partia Demokratike e ka paralajmëruar që emërimi i Arta Markut në Prokuror u bë për të mbuluar afera të tilla korruptive”
Shkëlqësia e tij nuk dëshiron as zgjedhje të parakohshme, ndërsa nga ana tjetër u bën thirrje shqiptarëv e të ngrihen bashkë me studentët. Ai thotëse largimi i Edi Ramës nuk është zgjidhja, por zgjidhja është që kur shqiptarët të kenë mundësi me votë të zgjedhin dhe të delegojnë me votë një qeveri të ndershme dhe transparente, sipas kritereve që ka zotëria për transparencën kuptohet dhe bashkëqeverisjen.
Add new comment