Bankers-i u shit, Shqipëria nuk përfitoi asgjë!
Ministri i Financave zbuloi sot sesi legjislacioni shqiptar është përshtatur për disa investitorë të mëdhenj që e kanë patur fushë me lule aktivitetin në Shqipëri, falë edhe qeverisë ku bën pjesë zoti Ahmetaj. Ministri përmendi rastin e kompanisë Banker’s duke thënë se nga shitja e aksioneve të saj jashtë vendit Shqipëria nuk përfitoi asgjë.
“Kur Bankersi u shit jashtë Shqipërisë, Shqipëria nuk përfitoi asgjë nga shitja”- tha ministri gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë. Ky argument u soll për të mbështetur propozimin që këtej e tutje të tatohen fitimet nga shitja jashtë vendit e aksioneve të kompanive që shfrytëzojnë pasuritë e Shqipërisë.
Ndryshe nga rastet e mëparshme kur disa firma koncesionare janë shitur e nuk kanë derdhur asnjë lek në buxhetin e shtetit, në 2019-ën çdo firmë që ka fituar më shumë nga shitja se sa ka investuar, do të taksohet me 15%.
Ahmetaj tha se edhe profesionet e lira që kanë marrë licensë si persona fizkë, apo dhe biznese në këtë status do të përfshihen në një skemë për mos shmangie e tatimit mbi të ardhurat personale.
Add new comment