Ambasadori amerikan në Beograd tërheq vallen Thaçi-Vuçiç
Ambasadori amerikan në Beograd, Kajll Skot gjatë një konference në Beograd për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor u deklarua pro një marrëveshje dypalëshe Kosovë-Serbi, duke inkurajuar një lëvizje që ka si personazhe Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiç.
“Në Beograd shohim lëvizje të reja lidhur me marrëveshjen për normalizimin e marrdhënieve me Kosovën. Shpresojmë që një zgjidhje e pranueshme dhe e qëndrueshme të gjendet shpejt. Presidentët Thaçi e Vuçiç kanë mbështetjen tonë të plotë”-deklaroi ambasadori amerikan në Beograd.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe më herët këshilltari i presidentit Tramp për sigurinë Xhon Bolton.
“Politika jonë, politika e Shteteve të Bashkuara është që, nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, ne nuk e përjashtojmë rregullimin territorial” ishte fjalia e keshilltarit te Trump pak kohe me pare"- ka theksuar Bolton.
Disa vende europiane druhen se ky propozim i hap rrugë shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike, çka kundërshtohet ashpër nga Gjermania, pasi mund të shkaktojë efekt domino duke rrezikuar stabilitetin e Ballkanit.
Add new comment