Prindërit e adoleshentes fitojnë betejën me Facebook
Prindërit e një 15 vjeçareje në Gjermani fituan betejën me Facebook për të patur akses në profilin e vajzës së tyre. Rrjeti social kishte mbyllur llogarinë e adoleshentjes, e cila kishte ndërruar jetë në rrethana misterioze.
Prindërit kërkonin të shihnin mesazhet private që e bija kishte shkëmbyer para se të humbte jetën, për të zbuluar shkaqet e vërteta të tragjedisë së ndodhur në vitin 2012, nëse bëhej fjalë për një aksident tragjik apo për një vetëvrasje.
Ata e kishin humbur çështjen në gjykaten më të ulët në Berlin, që në vitin 2015 por vendosën të mos dorëzohen. Gjykatësit federalë e bazuan verdiktin e tyre tek parimi i trashëgimisë së librave dhe sendeve me vlerë, që prindërit ua trashëgojnë fëmijëve. Çështje ligjore për të drejtat e privatësisë, Facebook ka edhe me drejtësinë amerikane sidomos pas skandalit me Kembrixh Analitika ku u provua se gjigandi i rrjeteve socialiste kishte dorezuar të dhënat e mijërave përdoruesve.
Add new comment