SHBA kërkon dislokimin e sistemit mbrojtës THAAD në Gjermani
SHBA kërkon dislokimin e sistemit të mbrojtjes raketore të lartësive të mëdha, THAAD, në Gjermani. Agjencia “Reuters” shkruan se propozimi është bërë nga pala amerikane dhe pritet të tensionojë edhe më tej marrëdhëniet me Rusinë. Kërkesa e SHBA për vendosjen e këtij sistemi shkon disa vjet më parë, por ajo është riaktualizuar pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahon, e ka mohuar një gjë të tillë duke theksuar se “Gjermania mbetet një ndër partnerët më të ngushtë dhe aleatët më të fuqishëm”.
Agjencia citon burime të ndryshme ushatarake sipas të cilëve vendosja e sistemit THAAD do të siguronte mbrojtjen e anëtarëve të NATO-s në Europën Jugore nga kërcënimet iraniane. Ndonëse SHBA-së nuk i duhet leja gjermane për të vendosur sistemin në fjalë në Gjermani, ato do të kërkojnë miratimin paraprak, për shkak të ndjeshmërisë që krijon kjo çështje.
Add new comment