#unfriendfacebook - Jim Carrey fshin llogarinë dhe shet aksionet: "Facebook ndihmoi rusët"
Goditjet në imazh ndaj Facebook për shkak të ndihmës që platforma siguroi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Lojë politike apo jo, kjo ide tashmë është kthyer në bindje apo instrument për të kundërshtuar rolin që platformat si Facebook kanë fituar në ndikimin e vendimmarrjes politike dhe humorin e shoqërisë.
Aktori i njohur Jim Carrey ka njoftuar në Twitter se ka fshirë llogarinë e tij në Facebook dhe ka shitur madje aksionet e tij në kompani, duke bërë thirrje për të gjithë që të bëjnë të njëjtën gjë.
“I inkurajoj të gjithë investitorët që janë të shqetësuar për të ardhmen të bëjnë të njëjtën gjë. #unfriendfacebook”, shkruan Carrey.
Facebook u detyrua të pranonte se 126 milionë përdorures amerikanë të rrjetit kishin parë pastime që mendohet se përbënin ndërhyrje ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.
Add new comment