Apple drejt blerjes së Shazam
Apple pritet të bëjë një tjetër blerje të madhe në treg. Sipas mediave të specializuara për informacionin e tregut të teknologjisë, Apple po bëhet gati të shpallë ofertën për blerjen e Shazam, kompania që operon në fushën e njohjes së këngëve përmes valëve zanore burimore nga çdo pajisje.
Flitet se shuma e ofruar është 400 milionë euro, një ulje shumë e madhe krahasuar me vlerësimet e mëparëshme që shkonin deri në 1 miliardë euro. Asnjë prej kompanive në fjaë nuk ka preferuar të komentojë rreth këtij transaksioni, ndërkohë që komentet e ndryshme vlerësojnë se teknologjia e Shazam aktualisht konsiderohet e vjetër dhe e replikueshme lehtësisht.
Një tjetër problem që shtrohet është se çfarë do të ndodhë me Spotify apo Snapchat, që kanë integruar Shazam në kameran e ekranit të tyre.
https://www.recode.net/2017/12/8/16753996/apple-shazam-acquisition-music...
Add new comment