"Autostrada u përmbyt nga hapja e rezervuarit"
Përmbytjet kaluan dhe diskutimi për të gjetur përgjegjësit në rastin e autostradës Tiranë-Durrës i mbetet ekraneve, ndonëse Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim.
Dyshimet janë të forta se ajo që ndodhi në aksin kryesor të vendit nuk ishte vetëm kapriço e motit, por edhe pasojë e veprimeve apo mosveprimeve nga një seri strukturash që administrojnë rezervuaret mbi kurorën e zonës Kashar-Vorë si dhe kompania përkatëse që ka kryer zgjerimin e autostradës.
Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj aludon për hapjen e portave të rezervuarit të Gjokës dhe mungesën e ndihmës së strukturave shtetërore pas vërshimit të ujit në autostradë.
Në autostradë nuk u panë të nesërmen e përmbytjes autoritetet lokale të bashkisë së Tiranës që nuk ngurojnë të dalin në televizor edhe kur ndërrojnë një kapak pusete. Ministrja Olta Xhaçka e pyetur për përmbytjen në autostradë përmendi një mori arsyesh dhe shpjegoi pse njerëzit nuk u ndihmuan në kohë.
Add new comment