"Kur të rritem dua të jem kryetar bashkie"

Postuar në 17 Nëntor, 2017 21:59

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka dhënë një intervistë për “Apolitical”  që është riqarkulluar nga thuajse të gjitha mediat proqeveritare. Një nga pyetjet që I bëhen z. Veliaj është edhe kjo:

A mund të na jepni një shembull suksesi, të ndryshimit të marrëdhënies së njerëzve me pronën publike?

Lexoni përgjigjen:

Unë nuk kam fëmijë, kështu që në një vend ku cinizmi është sport kombëtar, njerëzit thonë: "Shiko, ky nuk i bën këto për fëmijët e tij sepse nuk ka fëmijë!" Shumë prej tyre mendojnë se kjo është një marrëdhënie pa kushte.

Tryeza e bukës është kthyer në një vend për të debatuar rreth bashkisë. Më parë, nëse i pyesnit fëmijët se çfarë donin të bëheshin kur të rriteshin, ta kthenin futbollisti pilot i Formula 1 ose zjarrfikës, gjërat tipike. Kurse tani, për herë të parë fëmijët thonë: kur të rritem, dua të jem Kryetar Bashkie.

Puna e politikanit, një prej profesionet më të urryera në shoqëri, befas është kthyer në një dëshirë për fëmijët. Sepse në mendjen e tyre, kjo është kryesisht për t'i bërë fëmijët të lumtur. Të zbulosh se gjysma e fëmijëve duan të bëhen kryebashkiakë kur të rriten, mendoj se është një ndryshim shumë emocionues

http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=453372

Ky është një nga shembujt më të pakrahasueshëm për nga lehtësia me të cilën zotëria i lejon vetes të thotë çdo gjë. Sepse nuk është e mundur të dish se çfarë thuhet në tavolinat e njerëzve, as të dish ëndrrat e fëmijëve. Dhe aq më pak të flasësh për ndryshimn e mendimit mbi profesionin e politikanit. Zoti Veliaj i lejon vetes që perceptimet, apo të dhënat e kufizuara, apo edhe ndonjë selfie spontane, t’i transformojë në lajme dhe prova për një mendësi sunduese që duket se i leverdis.

Kjo nuk qëndron, pa folur se është jo dhe aq etike të flasësh për atë që njerëzit thonë brenda shtëpive të tyre. Dhe nuk është as lajm I mirë të dëgjosh fëmijë që duan të bëhen kryetar bashkie.

Është e kuptueshme se z. Veliaj kërkon të ngulisë idenë se atë e duan njerëzit dhe se e sulmojnë mediat dhe cinikët. Por edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, avokatia që z. Veliaj i bën punës së vet është fyese për qytetarët dhe argëtuese për cinikët. Do të mjaftonte të shikonim premtimet e zotërisë në fushatë elektorale për të konfirmuar se ai është kapur në flagrancën e gënjeshtrave që i riprodhon përditë si standard të një pune të cilës i ngre lapidarë në mediat e veta. Kjo lloj mendësie që nuk e pranon kritikën apo kundërshtimin veçse si armiqësi është shenjë e keqe e një mendësie që gjenerohet në rastet kur karrierat nuk krijohen por dhuroen nga sponsorë që edhe sot janë të paqartë.

Se çfarë efekti ka kjo, mjafton të shohim se dy javët e fundit, monitorimi për punën e z. Veliaj edhe në media që paguhen për të qenë opozitare, ka “rënë” për t’I hapur rrugë lajmeve për rehabilitime rrugësh e gjëra të tilla. Sepse duhet ta pranojmë, z.Velia njësoj si mirëbërësi i ij, Edi Rama, është në përditmëri edhe gazetar në distancë, madje me shpurë redaksionale jo të vogël.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.