Merkel merr mandatin e katërt, tkurret CDU/CSU
Gjermanët i besojnë një mandat të katërt kancelares Angela Merkel. Eksit Pollet nxjerrin fituese partinë e saj, ndërsa pas më shumë se 50 vjetësh në parlament futet partia e ekstremit të djathtë AFD. Sipas rezultateve paraprake kristian-demokratët e Angela Merkel kryesojnë me një përqindje prej 32.5% ose 9% më pak se zgjedhjet e kaluara. Social Demokratët e Martin Schulz renditen të dytët me 20%, ndërsa partia e ekstremit të djashtë AFD hyn në parlament pas më shumë se 50 vjetësh duke mbledhur 13.5% të votave.
Në bazë të këtyre rezultateve, kristian-demokratët e CDU/CSU të kancelares Merkel nuk do të jenë në gjendje të formojnë një qeveri koalicioni vetëm me Demokratët e Lirë të (FDP) ose vetëm me të gjelbrit. Reagimi i parë për rezultatet e ardhur nga një përfaqësues i socialdemokratëve, i cili tha se partia e majtë kishte marrë një goditje e madhe.
Add new comment