SHBA, hapen të plota dokumentet për vrasjen e Kennedyt. Publikohen edhe intervistat e Yuri Nosenkos

Postuar në 24 Korrik, 2017 16:18

Arkiva Kombëtare në SHBA njofton sot publikimin e një seti dokumentesh që lidhen me vrasjen e ish-presidentit amerikan John Kennedy, dokumente të administruara në përputhje me Aktin përkatës të vitit 1992. Sipas njoftimit disa dokumente hapen për herë të parë – 441 të tilla – dhe disa publikohen të plota pasi më parë janë publikuar me redaktime – 3369 të tilla. Materialit i bashkëngjiten edhe 17 file audio, që përfshijnë intervista me ish-oficerin e shërbimit sovjetik – KGB -  Yuri Nosenko që dezertoi në SHBA në vitin 1964 dhe që deklaronte se kishte qenë personi i ngarkuar nga sovjetikët për Lee Harvey Osëald gjatë kohës që ky ishte në BS.

Vrasja e Kennedyt konsiderohet ndër ngjarjet më dramatike të shekullit të 20-të, një pikë kthese në historinë politike të SHBA. Ai u qëllua me armë në Tekasas më 22 nëntor 1963 dhe qysh atëherë teoritë e konspiracionit gëlojnë.

https://www.archives.gov/press/press-releases/2017/nr17-68

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.