Preçedentët e rrezikshëm që solli ndërhyrja e SHBA dhe NATO-s në Kosovë*

Postuar në 22 Maj, 2017 14:45

Ted Galen Carpenter, bashkëpunëtor në studimet e mbrojtjes dhe të politikës së jashtme në Institutin Cato, redaktor dhe autor i dhjetë librave dhe i më shumë se 650 artikujve mbi Çështjet ndërkombëtare, publikonte tri ditë më parë një opinion në National Interest, rreth precedentit të NATO-s në Kosovë. I tmerrshëm e quan Carpenter aktin e ndërhyrjes sidomos në kultivmin e një dyshimi permanent nga Rusia që sot po kundërvepron. Më poshtë pjesë nga opinioni: 

Ndërhyrja e Kosovës vendosi disa precedentë të rrezikshëm. Një aleancë e udhëhequr  nga Shtetet e Bashkuara sulmoi një vend që nuk kishte sulmuar ndonjë anëtar të NATO-s, nuk mori parasysh protestat e zemëruara të Moskës dhe shkëputi me forcë krahinën e një vendi sovran, duke e vendosur nën kontrollin ndërkombëtar. Ky grup precedentësh shqetësues u nxit nga veprimet që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj morën në fillim të vitit 2008. Kosova dëshironte të shpallte pavarësinë nga Serbia, por ishte e qartë se një veprim i tillë do të ballafaqohej me veton ruse dhe kineze në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Por Uashingtoni dhe koalicioni ad hoc i vendeve të Bashkimit Evropian anashkaluan krejtësisht Këshillin e Sigurimit dhe miratuan deklaratën e pavarësisë së Prishtinës.

Ishte një lëvizje jashtëzakonisht e diskutueshme. Jo gjithë anëtarët e BE ishin në unison me këtë politikë, pasi disa prej tyre shqetësoheshin për degëzimet të ngjashme. Për Spanjën,  një vendim i tillë mund të jepte efekte separatiste, veçanërisht te baskët dhe katalonasit. Greqia dhe Qiproja ishin thellësisht të shqetësuara se ratifikimi i shkëputjes me forcë të Kosovës nga Serbia mund të legjitimonte konfiskimin e mëparshëm ushtarak të Turqisë në pjesën veriore të Qipros dhe krijimin e mëvonshëm të Republikës Turke të Qipros Veriore në atë territor të pushtuar.

Kremlini shtoi praninë ushtarake në Gadishullin e Krimesë dhe e përdori precedentin për "mbikëqyrjen" e një referendumi në të cilin Krimea votoi për t'u ndarë nga Ukraina. Ky hap ishte një prelud i aneksimit të gadishullit të Rusisë. Uashingtoni reagoi me zemërim edhe më të madh se sa kishte ndjekur pushtimin e Gjeorgjisë nga Moska, duke vendosur një sërë sanksionesh ekonomike kundër Rusisë. Në një konferencë për shtypi, Presidenti Obama tha se Rusia nuk mund të lejohet të rishkruajë "kufijtë e Evropës". Por asnjë nga gazetarët nuk i kërkoi presidentit të tregonte atë çfarë mendonte se NATO kishte bërë në Kosovë.

Ndërhyrja e Kosovës ishte një gabim edhe më i keq i politikës së jashtme të SHBA-ve sesa intervenimi në Bosnje. Ajo fuqizoi një lëvizje politike jashtëzakonisht të keqe si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila vazhdoi të kryejë një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut. Misioni e transformoi më tej NATO-n nga një aleancë ushtarake mbrojtëse në një mekanizëm për kryqëzata agresive të ndërtimit të kombeve. Me forcë aneksoi territorin e një shteti sovran dhe krijoi një shabllon shqetësues në sistemin ndërkombëtar të Luftës së Ftohtë. Uashingtoni mënjanoi më tej të drejtën ndërkombëtare duke anashkaluar Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe duke përdorur një koalicion ad hoc Perëndimor për t'i dhënë pavarësinë e një njësie si Kosova.

Këto veprime vendosën precedentë jashtëzakonisht të dëmshëm që janë kthyer kundër Perëndimit. Dhe e fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishme, veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në NATO më tej helmuan marrëdhëniet me Rusinë. Në çdo aspekt, misioni i Kosovës i udhëhequr nga SHBA ishte i parëndësishëm dhe kundërproduktiv

http://nationalinterest.org/feature/how-kosovo-poisoned-americas-relatio...

Comments

Submitted by Rroftë Kastriot... (not verified) on

Shkrim i sponsorizuar nga Rusia ose Serbia. FAKE!

Submitted by Jorgo zengo fl usa (not verified) on

Zoti carpenter, nuk na the permasakrat serbe dhe perdhunimet ,,.mos shkuaj me per ameriken ,por per Kasapanen ne Balkan , Moster

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.