Zv.ministri i Jashtëm rus: Krizat në raportet ruso-shqiptare, për arsye subjektive
“Albanian Daily News” i ka marrrë një intervistë zv.ministrit të Jashtëm të Rusisë, Grigory Karasin. Ai pyetet gjerëisht për marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, situatën në Europë, Ukrainë, Ballitik dhe Poloni. Karasin shpreh pikëpamjet ruse në këtë drejtim, për t’u ndalur në një koment edhe për marrëdhëniet shqiptaro-ruse, që janë të pazakonta.
“Historia e marrëdhënieve tona me Shqipërinë është e mbushur me ulje ngritje. Nga miqësia drejt prishjes së plotë në vitin 1961, në kohët moderne ka patur po ashtu momente të vështira. Asnjë vend tjetër në Ballkan nuk ka një përvojë të tillë.
Për një kuptim korrekt të këtyre mësimeve historike është e rëndësishme të theksohet se shkaku i këtyre krizave në raportet ruso-shqiptare, është siç dihet, pastërisht subjektiv. Ne tani po punojmë së bashku që të sigurojmë atë ndjenjë të respektit reciprok dhe rivendosjen e miqësisë mes dy vendeve tona”, tha Karasin.
Add new comment