"Platforma shqiptare shkon përtej Marrëveshjes së Ohrit dhe këtë në Tiranë e dinë mirë"

Postuar në 15 Prill, 2017 16:20

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksander Karpsuhin, ka dhën para dy ditësh një intervistë për emisionin “Diplomaticus” në Neës24. Ai ka folur për situatën në Siri, goditjet e SHBA dhe presidentin Assad. Sipas Karpushin, Moska sheh te rrëzimi i Assad me forcë, kalimin e Sirisë në skenarin libian, që do të thotë shpërbërje. Ambasadori ka folur edhe për situatën në Maqedoni, duke kërkuar të sqaroj qëndrimet e Moskës zyrtare për Platformën e Tiranës. Më poshtë komenti i ambasadorit, që është në fakt një kundërshtim i deklarimeve të qeverisë shqiptare në këtë drejtim(minuta 22:50):

Dua të ritheksoj se qëllimi kryesor i Rusisë në Ballkan është mbështetja e paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në këtë rajon të brishtë. Të gjitha veprimet dhe deklaratat e Moskës kanë si orientim këtë gjë. Për këtë arsye ministria e Jashtme e Rusisë që nga dita e parë e krizës në Maqedoni ka komentuar në mënyrë aktive zhvillimet dhe i ka bërë thirrje perëndimit të mos bëjë gabime fatale dhe të bëjë të pamundurën për parandalimin e konfliktit dhe ruajtjen e Maqedonisë si një shtet unik dhe multietnik. Po ç’situatë kemi tani? Vazhdon te këtë ndikim të fortë nga jashtë për situatën në Maqedoni, ku pavarësisht mbështetjes, Zaev humbi. Tani nën ndikimin e NATO-s dhe BE-së vendit po i imponohet një deklaratë e partive shqiptare, apo siç njihet ndryshe Platforma Shqiptare. Po ushtrohet një trysni e papreçedentë mbi presidentin Ivanov i cili sipas Kushtetutës po mbron interesat e vendit të tij.

Zyrtarë të lartë të BE-së po takohen me Ivanov a thua është ai që e shkaktoi krizën. BE-ja dhe NATO po përdorin partitë shqiptare që të sjellin në pushtet opozitën që humbi në zgjedhje dhe për të lënë mënjanë politikanë që nuk i shkojnë përshtat perëndimit. Platforma shqiptare sipas udhëheqjes maqedonase përmban kërkesa që nënkuptojnë federalizimin, ndryshim të struykturës së pushtetit dhe madje ndryshimin e simboleve shtetërore. Siç u shpreh Presidenti Ivanov kjo do të çonte në fund drejt dezintegrimit të vendit, gjë që do të ishte shumë e rrezikshme. Për këto arsye Moska e ka cilësuar këtë deklaratë si Mjaft të Diskutueshme. Të mos harrojmë po ashtu se kjo Platformë shkon përtej Marrëveshjes së Ohrit, themeli për ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni. Sigurisht që në Tiranë e dinë fare mirë këtë gjë, sidomos ata që kanë lexuar me vëmendje Marrëveshjen e Ohrit. Por nuk e di pse vazhdojnë të pohojnë se Platforma nuk është gjë tjetër veçse instrument implementimi i Marrëveshjes së Ohrit që nuk përmban asgjë të veçantë. Kjo qasje ne na duket e gabuar. Marrëveshjen e Ohrit nuk e zbaton dot duke shtuar kërkesa të reja. Si hap i parë duhet garantuar zbatimi i saj, e mandej kërkesa të reja.   

     

        

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.