Mesazhe majtas dhe djathtas: E kaluara e një politikani nuk mund të mbajë peng vendin
Kreu i LSI-së ka vijuar edhe sot me presionin ndaj partnerit të tij në qeverisje duke folur edhe për lënie mandatesh. Në një takim me të rinj në pallatin e sportit “Asllan Rusi” Meta është shfaqur me tone konstruktive duke shtuar madje se lënia e mandateve mund të bëhet që Shqipëria të mos bëhet gazi i botës.
"Të dashur të rinj dhe të reja, çdo politikan mund të jetë peng i të kaluarës së tij por kjo asnjëherë nuk mundet të jetë një fatkeqësi për vendin e çdo politikani. E ardhmja e atij vendi nuk mund te merret peng nga askush. Nga askush që mendon më shumë për karrigen dhe pushtetin se sa për paqen sociale dhe stabilitetin e për mirësinë e vendit të tij. Nuk na dhimbsen karriget për zgjidhjen e situatës politike, jemi gati të lëshojmë mandatet tona. Jemi gati të lëshojmë mandatet që të mos turpërpërohemi para Evropës”, tha Meta.
Add new comment