Ndaloni përdorimin e celularëve për fëmijët deri në 12-vjeç

Postuar në 03 Prill, 2017 12:28

Qeveria qipriote ka ndërmarrë disa iniciativa për të mbrojtur fëmijët nga rrezatimet elektromagnetike të telefonave celularë. Bazuar në disa studime ajo sugjeron se përdorimi i komunikimeve elektronike në sistemet arsimore është i dëmshëm për fëmijët deri në 12 vjeç. Efektet përfshijnë një rritje të rrezikut për tumor, stres, defekte gjenetike, ndryshime strukturore dhe funksionale në sistemin riprodhues dhe çrregullime të funksioneve të mësuarit dhe kujtesës.

Një nga gjetjet e studimit ishte ndikimi negativ i rrezatimit të celularave mbi shëndetin, me theks të veçantë në sindromin e mbindjeshmërisë  elektromajnetike, ku madje në disa vende është kthyer edhe në epidemi.  Aplikime e reja si teknologjia 5G dhe pajisjet elektronike që zëvendësojnë matësit analogë rrisin rrezatimin dhe ndikojnë në jetën tonë të përditshme.

Inxhinieri elektrik Theodore Metsis vuri në dukje se institucionet kërkimore, akademikët dhe shkencëtarët paralajmërojnë se nivelet e rrezatimit të regjistruara sot në strukturat urbane nuk janë të sigurta. Programi Kombëtar i Toksikologjisë në Qipro flet për një rritje të tumoreve të trurit dhe zemrës dhe rritje të autizmit nga ndikimet e rrezatimit elektromagnetik.

http://www.ethnos.gr/koinonia/arthro/epikindyna_ta_kinita_gia_paidia_eos...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.