Minohen negociotat për çështjen e Qipros, turqit nuk bien dakord me numrin e grekëve që duhet të kthehen në zonat e kontrolluara prej tyre
Divergjencat e mbi çështjen e numrit të refugjatëve greko-qipriotë që do të kthehen në pjesën turke të ishullit nëse çështja e Qipros do të zgjidhet ishte shkaku që minoi negociatat mes presidentit greko-qipriot Anastasiadis dhe udhëheqësit të Qipros turke, Akinci në Mont Peleran të Zvicrës.
Zëdhënësi i qeverisë qipriote, Nikos Christodoulides tha se, pavarësisht përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara, nuk u arrit në një konkluzion të veçantë në lidhje me numrin e refugjatëve që do të kthehen pas përfundimit të marrëveshjes. Fillimisht u fol për një shifër 28.2% - 29.2% të refugjatëve që do të ktheheshin, por pala turko-qipriote nuk dha miratimin.
"Greko-qipriotët erdhën me pozicione maksimaliste. Qëndrimi i tyre nuk ishte aspak ndihmues për negociatat. Ata propozuan pa negociuar kthimin e 90 mijë refugjatëve. 12 vjet pas planit Annan kjo nuk është e dobishme"-thuhet në reagimin e palës turko-qipriote.
Sipas hartës së propozuar nga pala greke që përputhet me planin Anan për zgjidhejn e çështjes së Qipros zonat me ngjyrë blu do të kontrollohen nga administrata greko-qipriote, ndërsa zonat me ngjyrë portokalli-kafe janë zonat e kontrolluara nga pala turko-qipriote. Ndërsa pjesa e vijësuar është një territor ku janë vendosur bazat britanike.
Add new comment