“Prima donna” e çdo spektakli provokues – kryeministri vë syze veterani për festat e nëntorit
Vizatimi më poshtë është postuar nga kryeministri Edi Rama në profilin e vet në Facebook. Është i qartë mesazhi dhe se çfarë e dominon vizatimin: ylli në qendër dhe simbolika përbashkuese e 28-29 nëntorit, dy motrave të pandara festive të kohës së Enver Hoxhës. Edhe njëherë kryeministri ia del të provokojë, duke mbrojtur simbolin e një grupi siç ishin komunistët e duke e unifikuar atë me luftën si të tërë. Ndonëse mes partizanëve që sot veneron ky person, ka patur shumë që nuk ia dinin kuptimin as internacionalizmit proletar, e as yllit.
Kryeministri përdor një formulë të Konferencës së Pezës për të mbrojtur yllin, “pa dallim feje, krahine e ideje”, për të na bërë të kuptojmë se puna ja do që edhe këtë ngjarje ta shohë me optikën e veteranëve të sotshëm. Mund të kursehej një teatër I tillë me diçka më neutrale në një vend që ka probleme me historinë. Nuk është vendi të kujtojmë se çfarë thoshte dikur zotëria për dëshmorët që sot i ngre lart. Është vendi që të gjithë të kuptojnë se ky njeri mund të bëjë çdo gjë për të qenë primadona e çdo spektakli. Edhe e këtij spektaklit grotesk për festat e nëntorit.
PS: Priteni të djelën tjetër kur të dalë e të akuzojë primitivitetin e mediave të kazanit për atë sulm që i bëjnë këtij artisti dhe mesazheve të tija të deshifrueshme siç duhet vetëm nga njerëzit vullnetmirë.
Comments
Asgje per t'u çuditur
Pasi fluturoi hu më hu, laraska Edvin Kristaq Rama u kethye ne fis.
Add new comment