Kryeministri: Jam kundër listave të hapura
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ndahen edhe për disa çështje të reformës zgjedhore. Sot paradite Ilir Meta, kreu i LSI-së, foli për ulje të numrit të deputetëve, por edhe për lista të hapura, si një mënyrë që do të largonte nga parlamenti, njerëz që nuk janë të përshtatshëm për nga ndikimi. Mirëpo nga Nishi ku ndodhet, kryeministri Edi Rama, ka kundërshtuar idenë e listave të hapura, duke lënë të hapur një opsion teorik si ai i “diskutimit të gjerë”.
“Personalisht jam kundër listave të hapura, por kjo çështje kërkon një diskutim të gjerë”, tha Rama. Ky është një nga problemet më kryesore që shfaqet para zgjedhjeve parlamentare.
Comments
Obobo!
E mer ti, ke frike nga listat e hapura se nuk kontrollon dot me kush do te jete deputet.
Add new comment