300 mijë refugjatë pritet të hyjnë në Europë nga Afrika. Rruga ballkanike humbet rëndësinë
Mbyllja e rrugës ballkanike mendohet se do ta ekspozojë Europën ndaj një vale migratore nga Afrika. Në mediat gjermane po qarkullon një vlerësim i Agjencisë Europiane për Mbrojtjen e Kufijve(FRONTEX), sipas të cilit hyrja parashikohet të ndodhë nga Libia me anë të gomoneve. “Llogarisim ardhjen e rreth 10.000 refugjatëve në javë nga Libia“, citon gazeta gjermane “Bild”, drejtorin e Frontex-it, Klaus Rösler, që ka folur në një aktivitet të Fondacionit Konrad-Adenauer në Bruksel.
Agjencia gjermane e lajmeve, “Deutsche Welle” raporton se Berlini zyrtar synon të zgjerojë misionin detar të BE-së, “Sophia” para pushimeve të verës, i miratuar nga Kombet e Bashkuara. “Anijet që marrin pjesë në këtë mision në të ardhmen lejohet të kontrollojnë anijet e dyshuara”, raporton “WË”, ndërkohë që marina europiane përpiqet që të ndalojë komtrabandën e armëve drejt Libisë. Nisur nga mungesa e rendit në Libi, nuk është çudi që shumë shpejt BE-ja të kërkojë vendosjen e një trupe ushtarake aty, me synim mbajtjen nën kontroll të fluksit të refugjatëve. Është ajo që ka bërë Italia në Shqipëri në vitet ‘96 e mbrapa kur kontrollonte daljet nga Gjiu i Vlorës. .
Add new comment