Na shpalli kampionë të përparimit

Postuar në 25 Prill, 2016 14:03

Nga mbledhja e grupit parlamentar ku përshëndeti punimet e Asamblesë Socialiste dhe falenderoi në veçanti Namik Doklen që iku nga kryesia për t’i hapur rrugën të rinjve, kryeministri bëri një ekspoze të situatës ekonomike, duke akuzuar ata që i quajti shakaxhinj të përparimit se po gënjejnë për borxhin dhe investimet e huaja. Ndërkohë që e quajti të jashtëzakonshme atë që ka bërë qeveria e tij për ta renditur Shqipërinë të parën në rajon për numrin e atyre që kaluan me sigurime nga puna në të zezë. “Në asnjë vend në rajon nuk ekziston shifra e shumëduartrokitur nga FMN e BB e rritjes së numrit të punonjësve të regjistruar në vend, e jashtëzakonshme, rritje të numrit të atyre që marrin mbi 300 mijë lekë, pra mbi pagën minimale, dhe rritje të numrit të punonjësve që marrin rrogë në sistemin privat”-theksoi kryeministri. Duke bërë një krahasim me të shkuarën, kryeministri tha se qeveria ka tejkaluar veten dhe detyrimin që ka në raport me atë çka u ka premtuar shqiptarëve. “Nga situata ku e morëm vendin të pretendonim më shumë se kaq do të ishte vërtetë e ekzagjeruar, pasi na është dashur të bëjmë shumë më shumë se cna takonte sidomos në pastrimin e territorit nga gjithë negativiteti i akumuluar i qeverisë së mëparshme ne raport me të huajt dhe nga ana tjetër në përgatitjet e domosdoshme për ti vendosur projektet në një shtrat të ri”-theksoi më tej kreu i qeverisë, duke ia kaluar fjalën sekretarit historik, Gramoz Ruçi.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Shakaxhiu i përparimit" paska shpallur "fitorjen"?! "Ç'është ky sheqer-kësmet?" do thoshte Noli!
Dhe përgjigjen do ta jepte prapë vetë...
"Hallvaxhin' e pamë mbret!"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.