Dita e Xhelalit dhe moçali i politikës

Postuar në 22 Prill, 2016 17:08

Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë së Kamzës, ishte një prej degëve ku mbahej Partia Socialiste për të proporcionalizuar kriminalizimin e saj në raport me opozitën e Partisë Demokratike. Për socialistët kryebashkiaku i Kamzës ishte shembulli pse Lulzim Basha nuk mund të dilte i palagur nga kauza e dekriminalizimit. Megjithëse në proces gjyqësor, politika nuk hezitoi të shkelë parimin e  prezumimit të pafajësisë deri në vendimin e Gjykatës. Një prej shkallëve të Gjyqësorit, Apeli i Tiranës e ka shpallur të pafajshëm kryebashkiakun e Kamzës dhe ka urdhëruar pushimin e çështjes penale ndaj tij. Xhelal Mziu akuzohet nga prokuroria për shpërdorim të detyrës dhe shkeljen e barazisë në tendera. Sipas hetimit Mziu së bashku me dy zyrtarë të tjerë të bashkisë Kamëz kishin abuzuar me tenderin e rrugës Valias i Ri-Laknas, duke i sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej disa milionë lekë. Prokuroria gjatë kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e dënoi kryetarin e Bashkisë së Kamzës me 2 vite burg. Por Xhelal Mziu me vendim të Gjykatës së Apelit është i lirë nga çdo akuzë dhe sot është dita e tij. Të paktën deri në vendimin e formës së prerë nga Gjykata e Lartë, politika e baltës nuk përjashton as ata që mbi këtë terminologji kanë ngritur alibitë se politika ndryshe është majtas dhe ajo e shpifjes është djathtas. Dhe më e rëndësishmja këtë aforizëm që u adoptua në të majtë me ardhjen e Edi Ramës si kryetar po e përgënjeshtron Xhelali, të paktën ligjërisht.

Comments

Submitted by Dum BABA (not verified) on

Mjere PD me njerez te tille.
Mocali Mziu, simbol i PD.
Parti bretkocadh.
Kuak kuak kuak kuak . . . . . .

Submitted by marakana (not verified) on

Autori i shkrimit eshte thjesht nje mjeran dhe ben pjese ne stanin e te gjithe atyre njerezve qe me sjelljet dhe shkrimet e tyre i kane kontribuar tash 26 vjet rrenimit te Shqiperise dhe kesaj gjendjeje qe kemi sot. Autori perpiqet te na binde se vendimi i Gjykates se Apelit eshte vendimi i Perendise dhe Zhelali eshte nje shenjt. Po vendimi i gjykates se shkalles se pare qe e gjeti fajtor ? Po prokuroria qe e gjeti te fajshem ? Po Kontrolli i Shtetit qe e gjeti fajtor ? Po, sikur Gjykata e Larte ta shpalle neser fajtor ?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.