Matësat inteligjentë të energjisë, Gjiknuri: Po studiohet opsioni për një PPP

Postuar në 24 Mars, 2016 10:55

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri zbuloi se qeveria është duke shyrtuar mundësinë e dhënies me konçesion të menaxhimit të sistemit të matjes së energjisë, që aktualisht administrohet nga OSSHEE dhe faturistët e saj. Në një intervistë për News 24, Gjiknuri tha se dhënia me PPP do të përmirësojë efiçencën e këti shërbimi.
"Jemi duke studiuar disa opsione sesi Operatori i Shpërndarjes të mund të hyjë në një PPP, p.sh përsa i përket sistemeve inteligjente të matjes por duke bërë një fizibilitet shumë të mirë ekonomik. Atë jemi duke bërë, në mënyrë që të dihet qartë se çfarë avantazhesh do të sjellë ky projekt. Nisur nga ky fizibilitet ekonomik, ne po ndjekim të gjitha shkallët bazuar në legjislacionin e koncesioneve, për të bërë të mundur këtë partneritetit. Patjetër, sektori energjetik në të gjithë botën zhvillohet nëpërmjet pjesëmarrjes së kapitalit privat dhe e thashë se një pjesë e mirë e kontratave tona janë të partnerit publik-privat"-theksoi Ministri i Energjisë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.