Pacientët me Alzheimer nuk e humbasin memorien

Postuar në 17 Mars, 2016 23:55

Shkencëtarët në Massachusetts Institute of Technology në SHBA kanë kryer një studim nga i cili rezulton se pacientët që preken nga Alzheimer nuk e humbasin memorien, por thjesht nuk mund ta aksesojnë informacionin, i cili gjendet i depozituar në tru. Eksperiemnti u bë mbi minjë të prekur nga kjo sëmundje, te të cilët u vue re aftësia normale e krijimit të kujtimeve, por edhe paaftësia për t’i aktivizuar ato apo për t’i rithirrur si informacione. Studiuesit stimuluan kujtimet e tyre përmes një teknike të quajtur optogenetics, e cila ndihmon për thirrjen e tyre. Teknika nuk mund të përdoret dot tek njerëzit, por kjo metodë hap rrugën që në të ardhmen trajtime të tjera të mund të rikthejnë memorien te pacientët me Alzheimer. 

 

http://medicalxpress.com/news/2016-03-flipping-recovers-memories-lost-al...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.