Mbyllen hetimet për Kastriot Ismailajn, me dy kompani fiktive dhe miliona dollarë transaksione
Kastriot Ismailaj do të përballet në Gjykatë me dy akuza të ngritura zyrtarisht nga Prokuroria. “ Mashtrimit me pasoja tё rёnda, tё kryer nё bashkёpunim” dhe “ pastrimit tё produkteve tё veprёs penale. Akuza e parë lidhet me kompaninë DIA dhe përfitimin e rreth 5 milionë dollarëve nga marrëveshja e bërë në vitin 2010 për mbledhjen e borxheve të prapambetura me kompaninë CEZ Shpërndarje.
Prokuroria ka arritur në konkluzionin se qёllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qёnё mbledhja e borxhit tё shoqёrisë dhe as kryerja e ndonjё pune reale, por vjedhja e parave tё shoqёrisё “CEZ Shpёrndarja”. Sipas saj pёr realizimin e qёllimit tё tij kriminal, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka pasur si bashkёpunёtor personin nën hetim Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues tё kёsaj shoqёrie.
Duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me Josef Hejsek, Ismailaj ka pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme mbi 5 miliardë lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda shoqёrisё “CEZ Shpёrndarje” dhe shtetin shqiptar, që ka zotёruar 26% tё aksioneve tё kёsaj shoqёrie. Sipas Prokurorrië paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me qёllim realizmin e kontratёs, por i ka rinvestuar, i ka transferuar jashtё vendit apo i ka pёrdorur pёr qёllime personale.
Akuza e dytë ka të bëjë me krijimin e një shoqërie fiktive këshillimi nga Ismailaj në vitin 2005. Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë ka rezultuar se nё llogaritё e kёsaj shoqёrie janё kryer transakione financiare qё shkojnё nё disa milionë euro. Paratё e pёrfituara, janё transferuar nё shoqёri dhe individë tё ndryshëm me vendodhje në Zvicër, në Francë, në Angli, në Kongo, në SHBA, si edhe në Afrikёn e Jugut. Shuma e gjetur dhe e sekuestruar nё llogaritё e kёsaj shoqёrie pranë dy bankave të ndryshme të nivelit të dytë në Shqipëri është 4.2 milionë dollarë, 455.000 euro si dhe 12.5 milionë lekë,
Add new comment