Dekriminalizohet parlamenti, aleanca me krimin informalizohet

Postuar në 17 Dhjetor, 2015 20:00

Parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin për dekriminalizimin i cili mori shkas nga përfshirja në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste të disa kandidatëve me predentë kriminalë. Të dyja selitë diplomatike më të rëndësishme në Tiranë, ajo e ShBA-së dhe e Bashkimit Europian, kanë vlerësuar ligjin si një akt të guximshëm të politikës. “Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e guximshëm të parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit për dekriminalizimi. Ky ligj është më i ashpri në Europë kundër kriminelëve në politikë. Ndërkohë që ky ligj është rezultat i punës së madhe si nga shumica ashtu edhe nga opozita, në fund të fundit ai është një fitore për qytetarët shqiptarë që duan qeverisje të pastër dhe fundin e korrupsionit. Ndërsa mbetet ende shumë punë për t’u bërë në luftën e Shqipërisë kundër krimit dhe korrupsionit, ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ulur ndikimin e elementëve kriminalë në vend”, thuhet në deklaratën e ambasadës së ShBA. Edhe misioni i BE-së ka përshëndetur vendimin duke bërë thirrje për të vijuar bashkëpunimin. Në planin e brendshëm, fitorja i shkon opozitës e cila e inicioi nismën dhe evidentoi rastet e përfshirjes në politikë të deputetëve me precedentë si dhe të kandidatëve për pushtetin vendor. Në fillim mazhoranca, sidomos PS-ja refuzoi të pranonte termin dhe procesin ligjor, madje edhe sot nënkryetari i Grupit Parlamentar, Tulant Balla u shpreh se “politikën e pastron reforma në drejtësi dhe jo ligji për dekriminalizimin”. Një mesazh shantazhues për Sali Berishën ky dhe për Bashën, ndonëse ligji për dekriminalizimin spastron me hyrjen në fuqi të tij një pjesë të grupit socialist.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Me keta politikane qe kemi ne drejtim te vendit, nuk besoj se mund te ndryshoje ndonje gje. Ligjet i bejme te mira, por nuk zbatohen rruges, mbasi . . . . . . nuk ka njereznte ndershem per te zbatuar ligjin. Me prokurore, e me gjykates, te te gjitha niveleve, i ke te koooorrrruuuuuptuar, sepse pa u dhene para, nuk ka gjasa te marresh drejtesi asnjehere. Duhet te shesesh shtepine, ose t'a kalosh me hipoteke tek prokuroro-gjykatesit, pa te te mbarohet puna, pavaresisht se ke edhe te drejte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.