Izolimi i Kosovës nga BE-ja

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 16:27

Siç është bërë e njohur, Bashkimi Europian pritet që të hapë dritën jeshile për heqjen e vizave për ukrainasit dhe gjeorgjianët këtë javë. Mund të merret me mend se bëhet fjalë për interesa të tjera që kanë të bëjnë me politikën e Rusisë, por përdorimi i këtij instrumenti, në momentin që Europa po ankohet për imigrantët ngjan fare anormal. Më tej, autori Marc Champion shkruan në “Bloomberg” se kjo politikë që i hap dyert 45 milionë urkainasve, nuk po aplikohet për Kosovën me 2 milionë banorë. Kësaj vërejtjeje le t’i shtojmë edhe faktin se BE-ja edhe ndaj Shqipërisë ndoqi të njëjtin persekutim në raport me fqinjë të tjerë. Champion bën një krahasim mes disa kritereve që vendosen nga BE-ja si kërkesa për heqjen e regjimit të vizave dhe rezulton se Kosova edhe në të ardhura për frymë, edhe në përhapjen e krimit të organizuar etj., nuk është më problematikja. Moldavia është po kaq e korruptuar, sikurse askush nuk mund të thotë se prokurorët në Ukrainë janë më të pavarur se në Kosovë. Penetrimi i ISIS-it përmes kosovarëve është një frikë e ekzagjeruar pasi ai që ndërmend të kalojë në Europë po e bën tashmë. Sa për krimin e organizuar krahasimi i autorit është interesant: Kolumbia dhe Shqipëria janë dy shembuj që sipas tij, BE-ja duhet t’i mbajë parasysh në mënyrë që të përdorë të njëtin standard. Mbyllja e Kosovës në një izolim të këtillë vlerësohet si e pamerituar. Dhe me pasoja: “Kjo e lë Kosovën pa perspektivë, të izoluar, të varur nga importet me shkallën më të ulët të punësimit në Europë për femrat”, deklaron Gerald Knaus, drejtor i Iniciativës për Stabilitetin Europian. 

http://www.bloombergview.com/articles/2015-12-14/eu-should-grant-kosovo-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.