Vendimi për taksat e biznesit të vogël krijon përplasje me FMN-në

Postuar në 20 Nëntor, 2015 15:27

Top-Channel raporton sot se vendimi i qeverisë për të hequr taksat ndaj biznesit të vogël ka vënë në pikëpyetje marrëveshjen mes qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Së pari është fakti se kryeministri e bëri publik vendimin dy ditë pasi u arrit marrëveshja për këstin e radhës. Së dyti janë pasojat dhe premisat që krijon një vendim i këtillë: “Por, pse heqja e taksave për bizneset e vogla, e cila në total ka një efekt të papërfillshëm me vetëm 1.3 miliardë lekë, ka krijuar kaq nervozizëm për FMN? Arsyet janë dy. E para është se, kjo lëvizje cënon ndershmërinë e sistemit tatimor, pasi ata që fitojnë të ardhura përmes biznesit nuk taksohen, ndërsa ata që jetojnë me rrogën detyrohen të paguajnë taksa. Por më shumë se elementi i ndershmërisë, FMN-në e shqetëson cenimi i sistemit tatimor. Për shkak se fasha deri në 5 milionë lekë në vit do të jetë me taksa zero, nxitja për evazion masiv është e madhe dhe shumë biznese do të tentojnë të qëndrojnë në këtë nivel. Edhe pse kryeministri deklaroi se, të gjitha sipërmarrjet do jenë të detyruara të regjistrojnë çdo të ardhur dhe transaksion, FMN frikësohet se shumë prej tyre mund të mos e bëjnë. Risku për këtë rritet edhe nga një tjetër element, pasi edhe vet Tatimet mund të jenë më pak të fokusuara te bizneset nën 5 milionë lekë, për shkak se nga ato nuk vjelin taksa”, shkruan TCH.  Edhe drejtori i FMN-së në Tiranë ka reaguar për këtë iniciativë të qeverisë: “Vendimi krijon probleme për qëndrueshmërinë e sistemit tatimor dhe përbën një nxitje për deformim dhe shmangie taksash”, tha Jens Reinke, përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar në Tiranë.  

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=313559&fundit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.