“Berisha para gjyqit”. Shfaqet linja e ashpër në Partinë Socialiste

Postuar në 08 Shtator, 2015 10:32

Ndër prononcimet e fundit, ai që e risolli si çështje në vëmendje ishte socialisti i vjetër Sabit Brokaj, që në një intervistë për gazetën Dita deklaroi se falja që PS i bëri Sali Berishën në 1997 ishte një gabim i madh. Deklarata më e freskët është ajo e deputetit Erion Braçe ditën e djeshme, kur pas sjelljes agresive të opozitës në Kuvend, pranoi në një shënim se krimet e Berishës u amnistuan nga socialistët. Këto dhe të tjera pendime, duket se kanë shkuar drejt krijimit të një linje në Partinë Socialiste, siç raporton gazeta Sot. Linja e fortë pro arrestimit të Berishës si deputetët Balla, Braçe, Tahiri, Kokëdhima, Çuko, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu etj janë pro hetimit dhe ndëshkimit të ish kryeministrit. Më të ftohtit dhe të përmbajturit që përbëjnë palën tjetër, janë vetë Rama, Gramoz Ruçi e disa ministra. Por deri tani ky zhvillim ka mbetur në retorikë, sepse edhe propozuesit nuk janë shprehur se për cilat akuza apo dosje do kërkonin procedimin e Berishës. Ndërkaq, mbetet një pyetje: pse zyrtarisht PS asnjëherë nuk e ka shtruar këtë çështje, megjithë “thirrjet e bazës”, ndërsa pikërisht tani u ka sosur durimi me Berishën? Mos sepse ngaqë po u plasin skandalet njëri pas tjetrit?

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.