Tailandë, bombë kundër turistëve. 22 viktima e 123 të plagosur

Postuar në 18 Gusht, 2015 10:42

 

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Bangkokut mbrëmjen e djeshme, në orën lokale 19:00. Sipas “Bangkok Post” viktimat janë të paktën 22 persona dhe 123 të plagosur. Sipas mediave vendase ndër viktimat ka edhe 8 turistë të huaj, ndër ta kinezë, malajzianë dhe filipinas. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një individ i cili mund të jetë ekzekutuesi i kësaj tragjedie. Shpërthimi ndodhi në një nga kryqëzimet kryesore të qytetit, në një vend të mbipopulluar me qendra tregtare e hotele. Sipas të përditshmes “The Nation” bomba, e cila kishte 5 kg tritol, ishte fshehur nën një stol përballë një tempulli indu, pranë statujës Erawan, vend i cili vizitohet nga dhjetëra persona. Rreth 50 makina janë dëmtuar. Grupet e shpëtimit janë në punë për të verifikuar personat e lënduar në këtë shpërthim. Ambasada kineze ka konfirmuar vdekjen e dy shtetasve të saj si dhe raporton për rreth 15 të plagosur.

Po sot, sipas burimeve lokale vendase, një tjetër bombë ka shpërthyer nv Bankok. Këtë herë epiqendra ka qenë pranë molit Safor në lumin që kalon përmes qytetit nën urën Saphan Taksim, rreth 4 km lart statutës Erawan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.