ukraina

Zhurmë për municionin me uranium të varfëruar. Raportime për sulm ndaj Zaporizhzhias dhe Luhanskut

Postuar në 22 Mars, 2023 18:41

Rusia ka shfrytëzuar rastin e njoftimit se Britania e Madhe do të furnizojë me municion me uranium të varfëruar Ukrainën për të tematizuar me forcë mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit aktual drejt një lufte bërthamore. Presidenti Vladimir Putin e hodhi në tryezë opinionin e tij gjatë konferencës për shtyp me homologun kinez, Xi Jinping, pasi mori njoftimin duke u përpjekur të kontekstualizojë konfliktin me Perëndimin si një çështje që tashmë adresohet si shqetësim i partneritetit të ri strategjik me Kinën.

Polonia paralajmëron furnizimin e Ukrainës me Mig-29

Postuar në 14 Mars, 2023 15:25

Polonia do të furnizojë Ukrainën me avionë Mig-29 nga flota e vet ajrore për të fuqizuar kapacitetet mbrojtëse të këtij vendi përkundër Rusisë.

Mund të ndodhë në katër apo gjashtë javët e ardhshme

është shprehur kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në një konferencë për shtyp.

Rusia vazhdon furnizimin me gaz të Europës përmes Ukrainës

Postuar në 05 Mars, 2023 11:53

Rusia vazhdon të furnizojë Europën me gaz përmes territorit ukrainas. Gazprom, kompania e njohur ruse ka njoftuar se po vijon furnizimin përmes stacionit të pompimit në Sudzha në volumin e 39.3 milionë metrave kub në ditë. Pala ukrainase ndërkohë ka refuzuar kërkesën për të hapur një rrugë kalimi edhe nga stacioni i Sokhanovkas.

Rruga ukrainase mbetet e vetmja për gazin rus në Europë pasi Nord Stream është bllokuar tërësisht, kurse rrugët e jugut, si Turkish Stream apo Blue Stream janë dedikuar për vendevt e Europës Jugore.

Putin gjykohet nëse kriminalizohet akti i "luftës së agresionit"

Postuar në 27 Shkurt, 2023 15:48

 

Rusia do shtyjë kufirin në varësi të armëve me të cilat furnizohet Ukraina

Postuar në 26 Shkurt, 2023 16:38

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu ka deklaruar se Rusia do të shtyjë kërcënimin ndaj kufijve të saj në raport me rrezen goditëse të armëve që i furnizohen Ukrainës.

Do të varet nga armët që marrin

citohet Shoigu në një intervistë për “Rossiya-1”.

Deklarimi i tij pason ato të presidentit Vladimir Putin, që në një fjalë drejtuar vendit u shpreh se Federata Ruse do të jetë e detyruar të shtyjë kufijtë më tej nëse Ukraina furnizohet me armë me rreze të gjatë veprimi.

Zvicra nuk mund të pretendojë më statusin e vendit neutral

Postuar në 25 Shkurt, 2023 17:43

Lufta në Ukrainë po sjell implikme të mëdha dhe serioze për shumë prej atyre që mund të quhen “klishe” në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kështu zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se Zvicra, që së fundmi i është bashkuar sanksioneve kundër Federatës Ruse, nuk mund të pretendojë më se është një vend neutral. 

Një luftë e madhe po afron. Në Serbi kemi një europian që urren serbët në mënyrë të pabesueshme

Postuar në 11 Shkurt, 2023 13:16

Presidenti serb, Alexander Vuçiç, ka dhënë një intervistë për Tv Prva, përmes së cilës ka komentuar të gjitha zhvillimet kryesore politike që lidhen me vendin e tij, e për rrjedhojë me rajonin. Ai ka komentuar situatën e krijuar në Parlamentin e Serbisë, që është sipas tij shembull i faktit se demokracia funksionon në vend për faktin se askush nuk u ndëshkua. Nga ana tjetër, Vuçiç ka folur për një lloj serbofobie të manifestuar nga një figurë e njohur që jeton në Serbi të cilit nuk ia përmendi emrin.

Polonia nuk pret Gjermaninë, Morawiecki: Po i mbajnë tanket derisa Rusia të trokasë në dyert e Berlinit?

Postuar në 22 Janar, 2023 17:34

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka deklaruar në një intervistë për Agjencinë Polake të Lajmeve se Varshava nuk do të presë Gjermaninë për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, por do të veprojë vetë.

Nuk do të rrimë të shohim sesi Ukraina gjakoset për vdekje

citohet ai.

Një hap nga konflikti botëror

Postuar në 22 Janar, 2023 14:39

Gjermania është vënë në qendër të një presioni në rritje nga aktorët perëndimorë pasi ka refuzuar deri më tani të furnizojë Ukrainën me tanke të modelit “Leopard”. Një takim i përfaqësuesve të 50 vendeve në bazën e Ramstein në Gjermani nuk ka nxjerrë gjë në dritë dhe nuk ka bindur Berlinin të bëjë një dërgesë që do të thotë deklaratë lufte ndaj Kremlinit.

Një luftë që sinjalizon rënien e Perëndimit

Postuar në 19 Janar, 2023 00:00

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar gjatë një takimi në një prej njësive që janë degë e prodhuesit të raketave, Almaz-Antey, se Rusia do ta fitojë luftën në sajë të heroizmit të njerëzve të vet dhe sektorit të industrisë ushtarake. 

Aktualisht është paralajmëruar një ofensivë e re dhe duket se Kremlini ka dalë nga kllapia e keqllogaritjes fillestare duke dëshmuar se po u qëndron sanksioneve.

Pages

Subscribe to RSS - ukraina