shendeti
Kanceri përgjatë historisë
Një nga përshkrimet më të hershme të një njeriu që vuante nga kanceri vjen nga shekulli i katërt para Krishtit. Satyrus, tiran i qytetit të Heracleia-s në Detin e Zi, kishte një tumor midis ijeve dhe skrotumit. Ndërsa kanceri përhapej, dhimbjet e Satyrus sa vinin e shtoheshin. Ai nuk mund të flinte dhe kishte konvulsione.
Një vaksinë e vetme për të gjitha viruset
Një vaksinë e vetme që mund të mbrojë nga të gjitha viruset është pranë finalizimit. Ajo po zhvillohet nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë – Riverside.
Rong Hai, virolog dhe bashkautor i një punimi të ri mbi vaksinën, botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, thotë se vaksina ARN "është gjerësisht e aplikueshme për çdo virus, gjerësisht efektive kundër çdo varianti të një virusi dhe e sigurt për një spektër të gjerë njerëzish. Kjo mund të jetë vaksina universale që ne kemi kërkuar".
Ndryshimi i klimës shton rastet e goditjeve në tru
Hulumtimet e reja kanë treguar se numri i vdekjeve dhe paaftësive fizike që pasojnë goditjet në tru ,të lidhura me temperaturat ekstreme, është rritur që nga viti 1990.
Gjetjet, të publikuara në revistën Neurology, nuk vërtetojnë plotësisht se ndryshimet klimatike po i shkaktojnë këto goditje, por është studimi i parë që shqyrton goditjet që i atribuohen temperaturave ekstreme në shkallë globale.
Mikroplastika gjendet edhe në arteriet karotide
Një studim i ri e lidh praninë e mikroplastikës në pllakat e bllokimit të arterieve me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës. Nga rajonet e largëta të Antarktidës dhe shtresat e sedimenteve të paprekura ende, deri te zemra e njeriut dhe madje edhe foshnjat e porsalindura, mikroplastika është kudo.
Por, ndërsa është e arsyeshme që copat mikroskopike të polimereve të karburantit fosil e gjejnë rrugën në çdo cep të imagjinueshëm të jetës, ende nuk kishte një lidhje të konfirmuar me ndikimet e matshme në trupin e njeriut.
Antibiotiku i parë në 60 vjet zbulohet nga inteligjenca artificiale
Inteligjenca artificiale i vjen në ndihmë mjekësisë. Antibiotiku i parë i gjetur në 60 nvitet e fundit është falë saj. Ilaçi mund të trajtojë një bakter që aktualisht është rezistent ndaj ilaçeve.
Antibiotiku në fjalë vë në shënjestër bakterin Staphylococcus aureus, i cili mund të shkaktojë infeksione të lëkurës.
Në raste më serioze, bakteri mund të shkaktojë sëmundje potencialisht kërcënuese për jetën, si pneumonia.
Si e ndryshon trurin menopauza
Në Shtetet e Bashkuara, rreth 6 milionë njerëz të moshës mbi 65 vjeç vuajnë nga Alzheimeri. Pothuajse dy të tretat e tyre janë gra – një mospërputhje që studiuesit ia atribuojnë prej kohësh gjenetikës dhe jetëgjatësisë së grave, ndër arsye të tjera. Por ka një konsensus në rritje se menopauza mund të jetë edhe një faktor i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e demencës më vonë gjatë jetës.
Mbi efektet anësore të AstraZeneca-s
AstraZeneca ishte njëra prej “armëve” të para me të cilat iu kundërpërgjigj pandemisë së Covid-19 industria farmaceutike. Vaksina përdori një adenovirus për të udhëzuar qelizat njerëzore të prodhojnë antitrupa kundër koronavirusit, duke shpëtuar me miliona jetë. Por paralelisht pati raportime për efekte anësore. Më vonë shifrat treguan se një në 50 000 të vaksinuar zhvilloi mpiksje gjaku.
Pankreasi artificial revolucionarizon trajtimin e diabetit të tipit 1
Pankreasi artificial, një pajisje teknologjike e zhvilluar nga një ekip shkencor në Britani, pritet të optimizojë trajtimin e njerëzve me diabet të tipit 1. Pankreasi artificial përfshin algoritme moderne dhe ndërvepron me çdo përdorues individualisht, duke automatizuar procesin e matjes dhe marrjes së insulinës.
Kimia e rrezikshme e cigares elektronike
Cigarja elektronike u prezantua 20 vjet më parë si një alternativë më e shëndetshme e duhanit. Por ende sot, ka shumë pikëpyetje në lidhje me përbërësit e saj dhe efektet e tyre në shëndetin e njeriut.
Ajri i ndotur rrit rezistencën antimikrobike
Një studim i shkencëtarëve kinezë dhe atyre britanikë ka arritur në një konkluzion surprizues. Sikur të mos mjaftonte ndikimi negativ direkt në shëndetin e njeriut, ndotja e ajrit ndikon edhe në rezistencën ndaj antibiotikëve.
Sipas studiuesve të universitetit Zheijang dhe atij të Kembrixhit, ndotësit e vegjël të ajrit lidhen me një shkallë më të lartë të baktereve vdekjeprurëse rezistente ndaj ilaçeve.
Konkluzioni del nga monitorimi i të dhënave nga 116 vende për periudhën mes viteve 2000 dhe 2018.