Albin Kurti i jep çmim Ali Ahmetit dhe çon Edi Ramën në Bashkinë e Tiranës

Postuar në 02 Maj, 2024 15:53

Edi Rama është shfaqur sot në Bashkinë e Tiranës për të marrë rolin e dollibashit në dhënien e një çmimi për Ali Ahmetin. Çmimi është dhënë nga Erjon Veliaj, kalon si çmim për të cilin është menduar gjatë gjithë këshilli dhe ceremonia merr vëmendjen maksimale nga kryeministri bashkë me një shpurë shtetarësh qesharakë të tranzicionit që luajnë dekorin e përjetshëm.

Vetëm Ali Ahmeti mund të më sillte sërish në Bashkinë e Tiranës

Ja fraza hyrëse e kryeministrit Rama që di të jetë lajmi i ditës por asgjë më shumë sesa kaq. Prania e tij në një ceremoni kaq formale, fjalët dhe lavdet për Ali Ahmetin si shqiptar i mirë, një luftëtar me vizion patriotik të paqes, e të gjithë tam tamet e një fjale pa asnjë referim me realietin e gjërave në këtë rajon, japin të kuptojnë se mizaskena e Bashkisë lidhet në fakt me llogari politike personale.

Ali Ahmeti pritet me pompë në Tiranë, për një çmim lokal, në kontekstin e divergjencave me Prishtinën zyrtare. Dhe si një politikan që përfaqëson sëmundjet e tranzicionit dhe që i ka shërbyer Tiranës sa herë është dashur, ai ka zgjedhur Tiranën të themi përkundrejt Prishtinës. Për arsye që mbeten ende të paqarta mirë.

Çfarë ka rëndësi këtu është se në botën shqiptare veprojnë tashmë dy pole që po antagonizohen dhe kaq e vërtetë është kjo saqë edhe përpjekja e Shqipërisë për të nxjerrë nga burgu Hashim Thaçin lidhet vetëm me interesin për ta rikthyer skenën ku ishte: ne sundojmë këtë milet, e të tjerët duhet të heshtin.

Ndaj për ironi të historisë, çmimin Ali Ahmetit ja dha Albin Kurti me politikat e veta, por edhe Edi Ramën e çoi aty Albin Kurti, me të cilin as i pari dhe as i dyti nuk komunikojnë. Një fill i vogël i dallon të tre: Korrupsioni. Gjë e vogël sigurisht. Po kur nuk ke pulën do hash sorrën!

s.zaimi

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Kete citim nga Rama, qe e keni ngjyrosur me te zeze, e degjova dhe lexova edhe ne mediat opozitare, me nenkuptimin qe ky ishte nje kunj per Veliajn. Edhe mund te jete. Por, si ne te gjitha rastet, kur tek nje batute e nje sociopati si Rama, mundohen te nxjerrin kuptime te fshehta apo mesazhe, kjo me le nje shije shume te gerditshme.
Kemi te bejme me nje sociopat, qe i gezohet reagimeve ndaj gjithe atyre c'thote apo c'ben; dhe kjo, eshte krejt e ndryshme nga lojerat e ndryshme te fjaleve qe mund te bejne politikanet normale ( dhe ketu kam parasysh Nanon, Meten, Berishen), per te dhene kete apo ate mesazh.

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Tam tamet e nje fjale pa asnje referim ne realitetin e gjerave ne rajon".
Po cili eshte "realiteti i gjerave ne rajon"?
Eshte qe Albin Kurti eshte i pangopur me pushtet. Kosova eshte shume e ngushte per ambiciet e tij.
Futet ne zgjedhjet presidenciale ne Maqedoni dhe humbet bashke me koalicionin e tij. Futet ne zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi dhe fiton. Po, fiton 0,001 perqind te votave. Cfare ka? Pse eshte i pakenaqur, i frustruar. Pse i mungon gjithmone dicka?
Mos ka gelltit noi luge corbe te prishur kur ishte ne burg ne Serbi dhe eshte i denuar ta vjelle gjithe jeten? Apo mos po pyet tani : o vella po me tre here a bohesh ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.