Shëndeti/Dieta

Pas mishit, gati edhe peshku i kultivuar në laborator

Postuar në 22 Prill, 2023 17:03

Njeriu po e shfrytëzon përtej kapacitetit peshkun e egër (në total 2.2 milionë ton peshk i kapur përtej ritmeve të ripërtërirjes dhe 2270 lloje që kërcënohen nga zhdukja). 170 vende tashmë nuk janë në gjendje të plotësojnë kërkesën për peshk që, në vitet e ardhshme, pritet të rritet me 30%. Përveç kësaj, peshqit e deteve dhe oqeaneve janë në rrezik të lartë për kontaminim nga mikro dhe nanoplastika, si edhe nga metalet e rënda.

Dieta mesdhetare bëhet privilegj i të pasurve

Postuar në 21 Prill, 2023 16:52

Dieta mesdhetare është gjithnjë e më pak e pranishme në tryezat italiane. Një zbulim i mjekut Ancel Benjamin Keys (1904-2004), kjo pasuri që përmbledh modelet ushqimore të disa vendeve të pellgut të Mesdheut, është njohur nga UNESCO dhe është përfshirë në listën e trashëgimive të njerëzimit në vitin 2010.

Shkencëtarët gjejnë në tru lidhjen mes trupit dhe mendjes

Postuar në 20 Prill, 2023 20:37

Marrëdhënia midis mendjes dhe trupit të njeriut i ka sfiduar mendimtarët e mëdhenj përgjatë shekujve, përfshirë Aristotelin dhe Dekartin. Përgjigja, megjithatë, duket se qëndron në vetë strukturën e trurit.

Më pak seks, më pak jetëgjatësi

Postuar në 13 Prill, 2023 11:11

Burrat e moshës së mesme dhe ata më të moshuar, që nuk kanë interes për seksin, priren të vdesin më herët se ata që kanë një jetëseksuale aktive. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Japoni, që shqyrton për herë të parë lidhjen midis seksit dhe jetëgjatësisë.

Sa na kushton shpyllëzimi

Postuar në 06 Prill, 2023 18:05

Pyjet tropikale në Amazonë i kursejnë sistemeve shëndetësore plot 2 miliardë dollarë në vit. Një studim i publikuar në revistën “Communications Earth & Environment” ka përllogaritur kostot e shpyllëzimit, duke vlerësuar efektet në shëndetin publik.

Studiuesit matën kapacitetin e pyjeve për të thithur ndotjen e tymit nga zjarret që po përdoren qëllimisht për të krijuar tokë për bujqësi.

Kosheret urbane si monitoruese të shëndetit të njeriut dhe ndotjes

Postuar në 02 Prill, 2023 20:36

Një studim i ri i botuar në Environmental Microbiome tregon se si përmes koshereve të bletëve mund të zbulohen informacione për shëndetin e njeriut, patogjenët, jetën e bimëve dhe mjedisin e qyteteve të ndryshme.

OKB parashikon se afro 70% e popullsisë njerëzore do të banojë në qytete deri në vitin 2050.

Çfarë ka brenda një kavanozi Nutella?

Postuar në 10 Mars, 2023 16:07

Nutella është një nga produktet italiane më të dashura në vendin ku prodhohet, por edhe më gjerë në Europë. Emisioni “Patti Chiari” në radio-televizionin zviceran italisht-folës, në një prej puntatave të tij, analizoi kremin popullor të kompanisë Ferrero. Doli se Nutella përbëhet nga 70% sheqer dhe vaj palme (i cili do të përkufizohej më mirë si yndyrë pasi është i ngurtë dhe ka një pamje të ngjashme me gjalpin, siç shihet në foton më poshtë ku është pozicionohet pranë lajthive).

Granarolo, jo më qumësht të freskët në shitje

Postuar në 18 Shkurt, 2023 14:21

Kompania e njohur italiane që operon në sektorin e ushqimit, “Granarolo” ka vendosur të mos prodhojë më qumësht të freskët për të shmangur harxhimet. Në shitje do të jetë vetëm qumështi I pasterizuar në temperaturë të lartë që në dallim nga qumështi i freskët zgjat 10 ditë në dallim nga 6 që zgjat ky i fundit.

Vera dhe tumoret, polemika në Itali

Postuar në 04 Shkurt, 2023 01:20

Qasja e imunologes Antonella Viola, profesoreshë në Universitetin e Padovës - e cila pretendoi se mbështeste vendimin e Irlandës për t’i përfshirë paralajmërimet për dëme në shëndet, në etiketën e alkoolit - ka ndezur polemika midis prodhuesve të verës dhe studiuesve, disa prej të cilëve kanë ngritur pikëpyetje mbi pozicionet që kanë marrë disa organizata ndërkombëtare si OBSH ose Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), të cilat e klasifikojnë alkoolin si kancerogjen.

Sinjalizime për lidhje mes vaksinës së re Pfizer dhe goditjes ishemike në tru

Postuar në 15 Janar, 2023 15:02

Dy qendrat kryesore amerikane, ajo e kontrollit të sëmundjeve dhe e barnave kanë njoftuar se është identifikuar një lidhje e mundshme mes vaksinës së re kundër CoVid1-19 të Pfizer dhe goditjeve cerebrale në njerëzit e moshës mbi 65 vjeç. Megjithatë të dyja agjencitë vijojnë të rekomandojnë vaksinën që ka rrezikun më të madh 21 ditë pas marrjes së saj përderisa sipas tyre nuk ka “një rrezik të vërtetë klinik”.

Pages

Subscribe to RSS - Shëndeti/Dieta