Presidenti nderon dr. Arqile Botin pas vdekjes, dhe përkthyesin Jorgji Dhoksani

Postuar në 06 Mars, 2015 15:02

Presidenti i Republikës ka nderuar me dy dekorata dy njerëz me kontribute më fushat e tyre. Së pari Presidenti ka nderuar me dekoratën “Nënë Tereza”, pas vdekjes, dr. Arqile Boti me motivacionin: “I shquar për thjeshtësinë dhe humanizmin shërbeu ku ndjeu nevojën se duhej të ndihmonte. Si mjek profesionist me përmasa krijuese shëroi njerëzit, duke kombinuar me sukses studimet shkencore dhe alternative në fushën e mjekësisë.”. Kurse titulli “Mjeshtër i Madh” i shkon Jorgji Dhoksanit, përkthyesit mjeshtëror të veprës së shkrimtarit të madh rus, Fjodor Dostojevski. Motivacioni: “Si një ndër përkthyesit më kontribuues të gjuhës shqipe, i cili nëpërmjet punës së palodhur dhe këmbëngulëse që ka bërë nëpër dhjetëra vite, ka bërë të mundur të sjellë në shqip nga rusishtja serinë e plotë të veprave të Fjodor Dostojevskit, një nga shkrimtarët më të mëdhenj rus dhe botëror të këtij shekulli, por dhe shumë literaturë tjetër të zgjedhur”. Ndoshta do sqaruar në motivacion se bëhet fjalë për shekullin XIX, ose njoftimi në faqe do plotësuar.
http://president.al/?p=25236
s.z

Comments

Submitted by Агрон Хаджихусэни (not verified) on

Pr. Jorgji DHOKSANI eshte perkthyes i nje niveli boteror. Ai pervec perkthimit te Dostojevskit ka bere edhe Anna Kareninen te flasi shqip.
Thjeshtesia. Humanizmi dhe Profesionalizmi i tij te ngjallin respekt deri ne mirnjohje.
Faleminderit Presor dhe punimet e Tuaja do mbeten te pavdekshme ne fondin e arte te letersise ruse qe saje jush flet shqip.

Submitted by Агрон С. Х. (not verified) on

Një bravo e madhe për Presidentin e Republikës!
Pr. Jorgji është shqiptari i cili e zotëron gjuhën ruse më mirë se rusët vetë.
Kur lexova Anna Kareninën nuk mund ta besoja se ishte një roman i përkthyer. Anna fliste aq bukur shqip si nëna ime. E kisha ëndër ta takoja presorin një ditë.
Jam befasuar në një festë të Amb kur u takuam me Pr. Jorgjin. I thjeshtë përtej thjeshtësisë, mjaft i njerzishëm dhe e folura e tij kishte një profesionalizëm që të bënte për vete. Shumë urime për ketë titull të vonuar.
Shëndet dhe vazhdimësi në punimet tuaja!
Me shumë respekt,
deri në mirnjohje për kontributin Tuaj titanik në veprat e kolosëve botërorë të bërë të flasin shqip!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.