Draft i ri për dialogun Prishtinë-Beograd

Postuar në 27 Prill, 2024 17:01

Një draft i ri mbi të cilin do të zhvillohet procesi i ndërmjetësimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit po hartohet nga ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Pahor, i cili pritet të pasojë Miroslav Lajçakun si emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, njoftoi në profilin e tij në “X”, se draftin do ta harmonizojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe vendet anëtare, veçanërisht me ato të QUINT-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca).

Lajçak e përfundon mandatin 4-vjeçar si emisar special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetës i dialogut Kosovë-Serbi në gusht të këtij viti dhe Pahor pritet të jetë pasuesi i tij në këtë rol.

Lajçak pritet të marrë detyrën e ambasadorit të BE-së në Zvicër. Ai mbyll kështu rolin si ndërmjetësues pa ndonjë progres në dialogun mes dy vendeve, dhe i kritikuar për deklarata dhe veprime, të cilat janë konsideruar jo rrallëherë të njëanshme në favor të Serbisë.

 

“Former President Pahor is preparing a draft outline for the continuation of the dialogue, but he wishes to first coordinate it with the High Representative for Foreign and Security Policy, Borrell, and EU member states, especially the Quint countries.” 2/2

— Borut Pahor (@BorutPahor) April 27, 2024

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.