Aktualisht Greqia është më afër Kosovës sesa Shqipëria

Postuar në 22 Mars, 2024 14:33

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka folur me tone të ashpra dhe direkte ndaj një deklarate të raporteres së Këshillit të Europës Dora Bakoyannis, sipas të clës anëtarësimi I Kosovës në Këshill do të shërbente për një mbrojtje më të mirë të serbëve. Daçiç e ka cilësuar këtë si skandaloze dhe hipokrite përderisa sipas tij:

Deri më dje Dora Bakoyannis fliste rreth tre kushteve që kërkoheshin prej saj për të dhënë rekomandimin, më i rëndësishmi prej të cilëve është krijimi i Asocacionit të cilin Prishtina e ka detyrim prej 11 vjetësh. Kurse tani ajo thotë se regjistrimi i tokës së manastirit të Deçanit mjafton

Tensionet deklarative kanë të bëjnë me faktin se Prishtina pret një votim për hyrjen në Këshillin e Europës që kalon nga disa kushte, por që për kryeministrin Albin Kurti, ka patur vetëm një: dhënien e tokave Manastirit, detyrim ky edhe nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, marrë në vitin 2016. Për shkak të mosmarrëveshjeve të Prishtinës me emisarët perëndimorë për dialogun, i Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi së fundmi se janë edhe dy kusht, një prej të cilëve Asocacioni, çka u hodh poshtë nga politikani i njohur gjerman, Michael Roth.

Rreshtimi i Bakoyannis në qëndrimin gjerman, konfirmon një përplasje në Perëndim për sa i përket qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë, përplasje që ecën në vijën e dy pikëpamjeve: tolerim Serbisë apo jo.

Çfarë ka rëndësi këtu është se Prishtina për momentin po luan me interesin e vet duke vënë në dukje se aspekti ushtarak i politikës rajonale të Serbisë është ende aktiv, se lojërat e saj me Rusinë janë në fakt një gjeopolitikë e qëndrueshme dhe jo taktike. Dhe në këtë kuadër ka një koniunkturë interesante që po sheh përherë më afër Kosovën me Greqinë, një vend që tradicionalisht ka qenë me afilacione të forta slave. Bakoyannis është motra e kryeministrit aktual të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe këtu ka vlerë të vëmë në dukje se ndërkohë që Këshilli i Europës përmes Bakoyannis nuk kërkon Asocacionin si kusht, emisari amerikan Escobar e shpik atë. Dhe pas tij rend edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që ecën në lidhje me Kosovën thuajse me të njëjtat terma që ka Serbia.

Një diversitet ky që tingëllon disi paradoksal nëse mbajmë parasysh se kryeministri Rama luajti kartën nacioanliste pak vite më parë, për të lëvizur drejt Ballkanit të Hapur, e mandej sa nga Turqia në BE, përherë në kërkim të protagonizmit pa bukë dhe një zhurme pa bereqet. Është padyshim edhe politika e tij e personalizuar dhe skematike, që ka nxitur këtë koniunkturë të papritur që nëse konkludon me një njohje të Kosovës nga Greqia do ta linte me gisht në gojë këtë lider të cilit po i shpërthen koka nga idetë e mëdha.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po sikur titulli te ishte: "Aktualisht Kosova eshte me afer Greqise se Shqiperise". Do ishte me me vend.
Keni 11 vjet qe perpiqeni ta lini me gisht ne goje ket Edi Ramen por deri tani ai gishtin jua ka fut tjeterkund ju grekofaneve.
Dhe beni durim se keni akoma rruge te gjate per te bere ne opozite.
Bakojanis na qenka motra i Mitsotakis?
Edhe?!!
Motren ku ta kete.

Submitted by redaksia on

Vazhdo kullot i qete. Shqiperia e fundit ishte, e fundit eshte, e fundit ka per te qene. Kuptohet pordhe do kete perhere me shume se te tjeret. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.