Propozohet ligj që u hap rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura

Postuar në 25 Nëntor, 2023 14:39

Dymbëdhjetë deputetë socialistë pritet të propozojnë ndryshimin e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”, që do të thotë dritë jeshile për projektet zhvillimore në këto zona.

Propozimi i ri pritet të shuajë nenet që përbëjnë thelbin e ligjit aktual, ku përjashtohen mundësitë e shfrytëzimit me “aktivitete intensive nga ana e njeriut” dhe ndryshim i formës së menaxhimit të tyre, raporton BIRN.

Ndryshimet prekin e mënyrën sesi do të administrohen zonat e mbrojtura, duke u kaluar njësive të qeverisjes vendore 20% të sipërfaqeve.

Një tjetër ndryshim i ligjit aktual parashikon të lejojë ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike, si zona urbane, rekreacioni, infrastrukturë rrugore, hekurudhore, infrastrukturë energjetike, përfshirë impiantet për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme dhe infrastrukturës së naftës dhe gazit.

Nevoja për ndryshimin e ligjit motivohet në relacionin shoqërues, ku thuhet se ligji aktual i hartuar në vitin 2017 ka krijuar problematika pasi është “një ligj strikt mbrojtës” për 21.5% të gjithë territorit dhe anashkalon disa faktorë të cilët kërkojnë adresim.

Megjithatë, pavarësisht se relacioni detajon argumente për nevojën e ndryshimit të ligjit, deputetët që e kanë firmosur propozimin janë të paqartë se çfarë duan të arrijnë me ligjin e ri dhe shtojnë se drafti është hartuar mbi kërkesat e bashkive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.