Përtej krizës së paprecedentë, Libani provokon tensione diplomatike me katër monarki të Gjirit

Postuar në 30 Tetor, 2021 19:31

Nuk mjafton vetëm kriza e brendshme që ka vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit, por tashmë Libani po përballet edhe me një lloj izolimi rajonal. Mediat raportojnë se Kuvajti ka dëbuar ambasadorin e Libanit, të cilit i ka lënë 48 orë për t’u larguar. Kuvajti po ashtu ka tërhequr ambasadorin e vet nga Bejruti. 

Kuvajti nuk është vetëm. Arabia Saudite dhe Barheni kanë bërë të njëjtat hapa. Shkak, në pamje të parë është një intervistë e ministrit libanez të Informacionit, George Kordahi, regjistruar në muajin gusht dhe transmetuar këtë të hënë. Më atë intervistë Kordahi e quan të kotë luftën në Jemen dhe bën thirrje që asaj t’i jepet fund. Më tej akoma, ai ka marrë në mbrojtje rebelët Houthi duke vlerësuar se ata po mbrojnë veten nga një aggresion i jashtëm.

Houthi janë një grupim që mbështeten nga Irani, rival gjeopolitik i monarkive të Gjirit Persik. Mirëpo Irani qëndron si dora e fortë edhe pas Hezbollahut, që dominon sot skenën politike libaneze. Paralel me këto lëvizje, demarshe ka bërë edhe Emiratet e Bashkuara Aabe që kanë thirrur ambasadorin libanez po për shkak të komenteve të Kordahit të cilat siç pretendohet nga këto vende “nuk janë adresuar siç duhet në Bejrut”.

Mesa duket kjo është një goditje nga Irani mbi një politikë që ka prodhuar mijëra të vdekur dhe të pastrehë, aq sa sot konsiderohet si kriza më e madhe humanitare e urisë në botë nga OKB. Sa për Libanin, ai mesa duket po luan qorrazi si mashë e të tjerëve pasi aktualisht përballet me një krizë që nga Banka Botërore konsiderohet si më e keqja që nga viti 1850.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.