Parku Industrial
Qeveria anullon Parkun Industrial të Lezhës
Një vendim i qeverisë Berisha që nuk u kthye asnjëherë në një investim konkret dhe që u përdor nga ish-kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushe si premtim për rilindjen e Lezhës, u zhbë me një vendim të qeverisë aktuale, nisur nga një propozim i ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Bëhet fjalë për Parkun Industrial të Lezhës, shpallur me një vendim të 27 Janarit të vitit 2009 për dhënien e statusit të zonës ekonomike. Në realicionin shoqërues të vendimit thuhet se riaktivizimi i zonës së mësipërme nuk mund të vazhdojë, për shkak të problematikave të pronësisë së truallit.