nisma e qeverise
Edhe njëherë për mundësitë e një zgjidhjeje për Teatrin përballë nismës kriminale të qeverisë
Dy aspekte të debatit
Debati për teatrin ka arritur këto ditë në nivelin më të lartë mediatik e politik, si një konflikt real që mund të marrë përmasa të dëmshme për vendin, si për shkak të arbitraritetit të qeverisë, ashtu dhe nga mobilizimi i mbrojtësve të teatrit. Në të tilla rrethana duhet një zgjidhje sa më parë, që nuk mund të jetë me policë të gatshëm për dhunë, e as me buldozerë për të faktit të kryer.
Kush ka realisht interes që regjimi i TVSh-së të mos ndryshojë?
Qeveria ka zyrtarizuar synimin që të përfshijë në regjimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar edhe ato që deri më sot quhen “biznese të vogla”. Të tilla janë ato që përjashtohen nga ky regjim nëse kanë një xhiro poshtë 5 mln lekë. Kryeministri e argumentoi kështu arsyen e këtij vendimi:
Unifikimi i Dhomave të biznesit, një nismë që ndan sipërmarrjet
Ka krijuar pështjellime nisma e qeverisë, konkretisht Ministrisë së Zhvilimit Ekonomik, për të detyruar bizneset që të anëtarësohen në një Dhomë të vetme. Përveç tarifave që do të japin sipas vendimit të Asambleve, kjo iniciativë e redukton përfaqësimin në një të vetëm, duke vendosur një monopol edhe mbi kritikën dhe kontestimin e nismave të caktuara të qeverisë. Mark Craëford i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, thotë në një prononcim për “Vizion Plus”, se biznesi duhet të vendosë vetë se ku duhet të anëtarësohet. Më tej, Craëford shton se ky kuadër e vendos biznesin në kushte varësie.