plagosja
Spekullime mediatike se kreu i ushtrisë ruse është plagosur
Media të ndryshme po spekullojnë se shefi i shtabeve të Bashkuara të ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov, është plagosur.
Lajmi në fakt u qarkullua edhe një javë më parë dhe lidhej me një vizitë të Gerasimov në Ukrainë, në rajonin Izyum, ku thuhet se do të merrte në dorë drejtimin operativ dhe taktik të veprimeve të ushtrisë.
Misteri i plagosjes së gjyqtarit Artan Gjermeni
Deklaratat e gjyqtarit Artan Gjermeni se ishte plagosur aksidentalisht në garazhin e pallatit të tij, pranë Ambasadës Amerikane nuk po bindin policinë e Tiranës. Nga verifikimet e bëra në automjetin e tij tip “Smart” nuk janë konstatuar njolla gjaku apo ndonjë objekt që të provojë dëshminë e gjyqtarit se ai i pre pakujdesisht me një llamarinë.
Mbrëmjen e djeshme Gjyqtari i Shkallës së Parë në Gjykatën e Tiranës, Artan Gjermeni u paraqit në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë mjekim. Ai rezultoi me katër plagë thike, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.