sistemi social
Londra kërkon rregulla të reja në BE, në këmbim të qëndrimit. Dhe një mendim pse BREXIT kërcënon vetë ekzistencën e Britanisë së Madhe
Përveç krizës së imigracionit që po rëndohet dita – ditës, Bashkimi Europian dhe Europa në tërësi përballen edhe me një problem tjetër jo të vogël. Qëndrimi ose jo i Britanisë së Madhe në Union. Prej kohësh zyrtarë të lartë britanikë kanë shprehur shqetësim dhe kanë kërkuar ndryshime të rregullave sa i përket lëvizjes së forcës së punës, pasi siç shprehen ata hyrja e punëtorëve në Britani sipas rregullave të BE-së cenon interesat e qytetarëve britanikë.