legalizim
Qeveria legalizon 50 xhami në Elbasan
Jemi në periudhë parazgjedhore dhe Myftinia e Elbasanit me këtë rast ka marrë në dorë 50 leje legalizimesh për xhamitë e ndërtuara pa leje në këtë zonë. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm, Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, deputeti i Elbasanit, Taulant Balla, Drejtori i ALUIZNI-t Mariglen Disha dhe besimtarë myslimanë. Në fjalën e marrë me këtë rast deputeti Balla shprehu kënaqësinë që i dorëzon lejet e legalizimit për objektet e kultit komunitetit të nderuar mysliman elbasanas.
Legalizohen 35 xhami në qarkun e Durrësit, "dhurata" e qeverisë përkon me vitin e zgjedhjeve
Qeveria zgjodhi një ditë simbolike si ajo e Kurban Bajramit për të legalizuar 35 xhami në Qarkun e Durrësit. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e shoqëruar nga drejtori i ALUIZNI në Durrës, Flamur Gjuzi, kryebashkiaku Vangjush Dako dhe deputetë të qarkut, i dorëzuan lejet e legalizimit myftiut të Durrësit.
Artan Lame bën gati tapinë e legalizimit të "Mjaft" në krye të PS. Kësaj radhe është vërtet Falas
Xhami dhe kisha pa leje në Shkodër. Artan Lame...u jep tapitë!
Çuditë në Shqipëri ngjajnë sikur riprodhojnë njëra-tjetrën. Një e tillë është edhe fakti se në Shkodër janë ndërtuar edhe gjashtë objekte kulti...pa leje. Dhe sot, drejtuesi i ALUIZNI-t, Artan Lame, u ka dhënë drejtuesve të komuniteteve në këtë qytet “tapitë”. “Kështu Komuniteti Mysliman mori dy leje legalizimi për dy xhami, në Shtoj të Ri dhe Mjedë, ndërsa Kisha Katolike mori katër leje legalizimi, njëra prej të cilave për kishën “Arqipeshkvia”, raporton “Syri.net”. Sipas Lames komunitetet paskan ndërtuar pa leje për t’u ardhur në ndihmë besimtarëve.