fan
Një Frat gjerman ndihmon në ndërtimin e një ure dhe të një rruge në Pukë
Një urë dhe një copë rrugë. Pa folur për ujin e pijshëm pa orar, që e kemi ëndërr të pashuar. Kaq pak kërkojnë njerëzit në këtë vend, por sërish askush nuk po ja del që ta çojë në fund këtë pretendim minimal. Rasti më i fundit provon dështimin në këtë drejtim. “News 24” raporton se një prift gjerman, Frat Andreas Walterman ka ndihmuar në gjetjen e fondeve për ndërtimin e urës mbi lumin Fan dhe rrugës në fshatin Kavlina në Pukë. “Ata gjithnjë rrezikonin, madje edhe të vdekurit i mbanin mbi shpinë”, thotë Frat Walterman.